LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet një femër në Skenderaj, kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Vetëvritet një femër në Skenderaj, kërceu nga kati i tretë i shtëpisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Skenderaj ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, ku si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Baks, ditën e mërkurë, rreth orës 12:35, transmeton Telegrafi.


“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin

Policia pohon se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /Telegrafi/