Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar veprimin e fundit të presidentit Hashim Thaçi i cili përmes një shkrese zyrtare i kërkoi koalicionit PAN të propozojnë kandidatin e ri për kryeministër.
Po ashtu VV ka ngritur shqetësimin për gjendjen në FSK dhe mos realizimin e objektivave të parapara të transferimit të FSK-së në Ushtri.
Deputeti Shemsi Syla tha se Vetëvendosje kundërshton zvarritjen nga ana e presidentit të datës së zgjedhjeve dhe takimit për këtë datë duke ia dhënë edhe një herë mundësinë për një mandatar tjetër koalicionit PAN.
“Ne kundërshtojmë këtë veprim të tij, duke i thënë se ne i kemi të gatshme nënshkrimet për ta rrëzuar Kuvendin, siç jemi marr vesh dhe gjithashtu i bëjmë me dije se të gjithë krerët e partive politike me kohë janë deklaruar për zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Syla.
Në vazhdim të konferencës, Syla ka folur për gjendjen e FSK, i cili tha se nuk është realizuar asnjë nga objektivat e parapara të transferimit të FSK-së në Ushtri.
“Elementet kyçe të fazës së parë të planit gjithëpërfshirës të transformimit të FSK-së në Ushtri, nuk janë realizuar. Po përsëris prapë atë që kemi deklaruar ne si Lëvizje, objektivat që është dashur të arrihen më 21 maj 2019 në fazën A plus 120 ditë, siç ishin riorganizimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave Tokësore në Shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, objektiv i parealizuar. Si dhe vendosja e elementeve udhëheqës – drejtues, gjeneralë, drejtorë dikasteresh, gjithashtu i parealizuar”, tha Syla.
Deputeti Syla ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes për gjashtë muaj nuk e ka shpenzuar buxhetin e planifikuar, pasi vetëm 3 përqind e shpenzimeve kapitale janë përdorur.
“Për pasojë aktualisht një pjesë e personelit ushtarak dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, gjendet në një situatë të vazhdueshme kaosi. Krahas këtij kaosi, Ministria e Mbrojtjes për gjashtë muaj nuk e ka shpenzuar buxhetin e planifikuar. Për dijeninë tuaj, vetëm 3 përqind e shpenzimeve kapitale janë përdorur”, tha Syla dhe ka shtuar se buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, e sidomos shuma për shpenzime kapitale, tregon të vërtetën se sa ishte e përkushtuar Qeveria e rrëzuar, për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse.
Ai më tej foli edhe për keqpërdorimet, që sipas tij po përgatiten në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ministria e Mbrojtjes parasheh që mbi 13 milionë euro t’i shpenzon këtë vit, pra muajt që kanë mbetur, përmes blerjeve të veçanta me procedura të negociuara, duke u thirr në aspektet e sigurisë, të përjashtuara nga Ligji i Prokurimit Publik të Republikës”, tha Syla./KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ me udhëzime për zgjedhjet presidenciale, çfarë duhet të keni parasysh gjatë votimit
Policia e Kosovës kërkon që vozitësit të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka shi
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj