LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët (Video)

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët (Video)

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët e Kosovës.

Në një video të postuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook, deputetët e këtij subjekti Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, nënkryetarja e dytë e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku dhe kryetari Visar Ymeri rendisin arsyet se përse Vetëvendosje duhet mbështetur financiarisht.


Vetëvendosje njihet për këto mënyra financimi, derisa vazhdimisht thotë se nuk pranon fonde nga mënyra të tjera financimi, siç thotë se bëjnë partitë e tjera.

“Kontribuoni financiarisht për ta ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje. Asnjë shumë nuk është e vogël, secili donacion është i rëndësishëm”, thotë mes tjerash Visar Ymeri, një ndër protagonistët në video.

Për ta parë videon klikoni KËTU