Rusia ka thënë se ua ndaluar 963 shtetasve amerikanë të hyjnë në vend, duke përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.

Përveç tyre, në Rusi i ndalohet hyrja edhe kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, raporton skynews.

Ministria e Jashtme njoftoi se masa ishte një përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë dhe paralajmëroi se “veprimet armiqësore” do të vazhdojnë të marrin një “përgjigje të duhur”.

“Rusia nuk kërkon konfrontim dhe është e hapur për dialog të ndershëm me respekt të ndërsjellë, duke ndarë popullin amerikan, që e respekton atë, nga autoritetet amerikane, të cilat inkurajojnë rusofobinë”, shkruan në deklaratën e ministrisë.

Ndalimi i hyrjes ka vetëm një kuptim simbolik, por nënkupton përkeqësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis Rusisë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nga ana tjetër që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/