LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një xhiro në pranverë, rokada në renditjen e BKT Superligës së Kosovës

Vetëm një xhiro në pranverë, rokada në renditjen e BKT Superligës së Kosovës
Foto: SC Gjilani/Facebook

Trajneri i mirënjohur nga Kosova, Sami Sermaxhaj dhe gazetari e njohësi i futbollit vendor, Art Kuqi kanë folur për Telegrafin në lidhje me ndeshjet e javës së parë të sezonit pranveror në Superligën e Kosovës. Sermaxhaj dhe Kuqi janë përgjigjur në lidhje me rokadat në renditje, si dhe befasitë e kësaj jave.

Xhiro e 19-të në BKT Superligën e Kosovës u zhvillua gjatë fundjavës, ku për disa rezultatet ishin të pritura dhe për disa tjerë pati edhe befasi.

Gjilani e nisi sezonin pranveror si lider, por me barazimin ndaj Drenicës ra në vendin e tretë në renditje, ndërsa Drita mori primatin pas fitores së thellë ndaj Feronikelit dhe Ballkani doli në pozitën e dytë me fitoren ndaj Dukagjinit.

Renditja tabelare dhe rezultatet e ndeshjeve pas javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës
Lexo po ashtu Renditja tabelare dhe rezultatet e ndeshjeve pas javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës

Sipas trajnerit Sami Sermaxhaj, rezultatet e ndeshjeve të javës së parë të sezonit pranveror nuk ishin befasuese dhe shumë të pritshme. Sermaxhaj pati kritika për lojën e Prishtinës, ndërsa lëvdoi Drenicës, si dhe shtoi se Llapi është njëri nga kandidatët për titull këtë sezon.

“E mira e futbollin dhe tërheqja e saj janë befasitë. Por sipas meje, fatkeqësisht nuk pati befasi në gjiron e parë në pranverë. Rezultatet e javës së parë, nga ndeshjet e treguara në fushë ishin shumë të pritura të gjitha”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj për Telegrafin.

Trajneri Sami Sermaxhaj

“Për mua edhe fitorja e Malishevës ndaj Prishtinës ishte e pritshme, pasi Prishtina nuk bindi në ndeshjen e Kupës. Ekipi ishte pa ide në fushë dhe ashtu si këto dy ndeshje dhe ato të fundit në vjeshtë vërehet se trajneri nuk ka kontroll në ekip dhe nuk po arrin ta imponoj modelin e lojës”.

“Drenica dhe Gjilani gjithashtu ishte rezultat i pritur, pasi Drenica tradicionalisht luan futboll të mirë në shtëpi. Ishte më e qartë në sulm dhe lehtë mund t’i dënonte me kundërsulme”

“Kampionati deri në fund do të jetë shumë i luftuar, pasi secili ekip mundet të mposht ekipin tjetër. Sipas meje edhe Llapi ka ekip të mirë me shumë alternativa. Nëse nuk humb ndaj Dritës, mbetet në garë fuqishëm për titull deri në fund”, përfundoi trajneri i mirënjohur.

Formacioni i javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës
Lexo po ashtu Formacioni i javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës

Për dallim nga trajneri Sermaxhaj, gazetari sportiv, Art Kuqi beson se pati befasi në xhiron e 19-të, me Prishtinën që zhgënjeu me lojë dhe rezultat. Kuqi shtoi gjithashtu se dëshiron të sheh më shumë nga Gjilani këtë sezon, pasi ka grup të pasur me futbollistë cilësor.

“Zhgënjimi i fundjavës është padyshim Prishtina, e cila e nisi edicionin me synimin për të mbrojtur titullin, por tani është më afër zonës së kuqe sesa kreut të tabelës. Gjendja në renditje mund t’i përkeqësohet akoma më shumë në tri xhirot e ardhshme nëse nuk e ndryshon qasjen në mënyrë drastike, pasi që luan me Ballkanin, Drenicën në udhëtim dhe Gjilanin”, ka thënë fillimisht Kuqi për Telegrafin.

Art Kuqi, gazetar dhe njohës i sportiv vendor

“Konsideroj që edhe Gjilani mund të bëjë më shumë me potencialin që ka. Fitoret e Dritës, Ballkanit e Llapit ishin të pritura, derisa mbresa pozitive më la Malisheva”.

“Ndryshimet në renditje nuk më befasuan sepse diferencat mes skuadrave janë të ngushta. Sigurisht që nuk është aspak e lehtë kur dimëron i pari dhe e humb kryesimin që në xhiron e parë të pranverës, andaj do të jetë mjaft interesant të shohim se si do ta menaxhojë këtë presion Gjilani”, përfundoi njohësi dhe gazetari i njohur i futbollit vendor.

Ndryshe, në javën e 20-të pritet të zhvillohen këto ndeshje: Drita-Llapi, Ulpiana-Malisheva, Prishtina-Ballkani, Dukagjini-Drenica dhe Feronikeli-Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori