LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë” – përzgjedhësi rumun Iordanescu flet pas shortit

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë” – përzgjedhësi rumun Iordanescu flet pas shortit

Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për shortin në Ligën e Kombeve ku do të përballet sërish me Kosovën.

Ai nuk ka pranuar të futet në detaje për të analizuar kundërshtarët, por ka thënë se do të provojnë ta fitojnë vendin e parë.


Së bashku me Rumaninë dhe Kosovën, në grup janë edhe Qipro dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

“Është e ngutshme të analizosh prej tani kundërshtarët. Ka ende shumë muaj, pastaj afati kalimtar veror mund ta ndryshojë situatën e disa lojtarëve nga të gjitha përfaqësueset. Duhet të pritet se si djemtë do të luajnë në pranverë, por duhet shikuar në vjeshtë se si do të luajnë lojtarët”.

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë. Po flasim për shansin e rëndësishëm dhe për mundësinë e mundshme, kualifikimin në play-offin e mundshëm për Kupë të Botës 2026”.

“Deri atëherë, i gjithë fokusi do të jetë në ‘Euro 2024’, në mënyrë që të hyjmë në formën më të mirë në turneun final”, ka thënë përzgjedhësi rumun Iordanescu.

Gjithçka çfarë ndodhi në shortin e Ligës së Kombeve, kundërshtarët e Kosovës, deklaratat dhe analiza
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi në shortin e Ligës së Kombeve, kundërshtarët e Kosovës, deklaratat dhe analiza

Ndeshjet për Ligën e Kombeve do të fillojnë në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori