LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Shorti i Ligës së Kombeve

Gjithçka çfarë ndodhi në shortin e Ligës së Kombeve, kundërshtarët e Kosovës, deklarata dhe analiza

Përditesuar 08/02/2024 14:07

Sot është hedhur shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025, ku Kosova dhe Shqipëria i kanë mësuar kundërshtarët.

Për ta parë se si shkoi gjithçka në shortin e Ligës së Kombeve lexoni lajmet më poshtë.


Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:29:46" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:29" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:29

“Vetëm një gjë do të jetë e sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë” – përzgjedhësi rumun Iordanescu flet pas shortit

Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për shortin në Ligën e Kombeve ku do të përballet sërish me Kosovën.

Ai nuk ka pranuar të futet në detaje për të analizuar kundërshtarët, por ka thënë se do të provojnë ta fitojnë vendin e parë.


Së bashku me Rumaninë dhe Kosovën, në grup janë edhe Qipro dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 21:34:12" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 21:34" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 21:34

“Ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi” – Ujkani komenton shortin e Ligës së Kombeve

Kosova ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, ku Dardanët do të jenë në Grupin 2 të Ligës C me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani.


Ish-portieri dhe kapiteni i Kosovës, tani në rolin e zv/drejtorit, Samir Ujkani e ka vlerësuar shortin si korrekt.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 20:43:13" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 20:43" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 20:43

“Janë ekipe që i njohim, më së miri Rumaninë” – i pari i FFK-së, Agim Ademi komenton shortin e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku janë edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani.


Kundërshtarët e këtij grupi Dardanët i njohin mirë, duke pasur parasysh se kanë luajtur në ndeshje zyrtare apo miqësore, shkruan ueb faqja e FFK-së.

Ademi e ka vlerësuar shortin pozitiv, pasi kemi të bëjmë me kundërshtarë të njohur, derisa ka thënë se synojnë ta fitojnë grupin.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 20:35:17" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 20:35" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 20:35

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve: Ndeshjet ndaj tyre dhe vlerat e skuadrave

Përfaqësuesja e Kosovë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën C.

Nga ora 18:00 u hodh shorti i garës së tretë më të madhe të UEFA-s, ndërsa Dardanët kanë mësuar emrat e ekipeve që do ta sfidojnë në Grupin C2.


Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipro, Lituania ose Gjibraltari.

Detajet e secilit kundërshtarë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 19:58:18" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 19:58" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 19:58

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka tregohet real për cilësitë e kundërshtarëve të Shqipërisë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët në Ligën e Kombeve në shortin e hedhur sot në Paris. Ekipi kombëtar ndodhet në Ligën B në Grupin B1 dhe do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 19:50:55" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 19:50" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 19:50

Sylvinho jo aq i fokusuar te shorti i Ligës së Kombeve, përmend kundërshtarin nga Euro 2024

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e konsideron Grupin B1 të Ligës së Kombeve, aty ku gjendet Shqipëria si të ekuilibruar dhe të ndryshëm nga ai i kualifikueseve të Evropianit 2024.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 19:49:46" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 19:49" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 19:49

Legjenda e Rumanisë frikësohet vetëm nga Kosova, të tjerat në grup nuk i konsideron

Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin.


Lajmi i plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:50:29" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:50" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:50

Grupet në Ligën A të Kombeve

Shorti është mbyllur me Ligën A të Kombeve, ku do të kemi përballje të jashtëzakonshme mes gjigantëve.


Grupi A1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Skocia.

Grupi A2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.

Grupi A3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnja.

Grupi A4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:43:07" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:43" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:43

Shqipëria mëson kundërshtarët, kuqezinjtë me rivalë të fortë

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët në Ligën C të kombeve, ku do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.


Grupet në Ligën B 

Grupi B1: Çekia, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgjia.

Grupi B2: Anglia, Finlanda, Republika e Irlandës, Greqia.

Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakistani.

Grupi B4: Uellsi, Islanda, Mali i Zi, Turqia.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:36:35" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:36" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:36

Si e vlerësoni shortin e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Votoni dhe jepni mendimin tuaj në lidhje me shortin e Kosovës ku në grup janë Rumania, Qipro dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.



array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:30:03" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:30" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:30

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën C të Kombeve

Kosova ka mësuar kundërshtarët në Ligën C të Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë, Qipron dhe Lituanin ose Gjibraltarin.



Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.

Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.

Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia

Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:22:18" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:22" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:22

Shorti për Ligën D, dihen dy grupet

Në grupin D1, do të luajnë Lituania ose Gjibraltari, San Marino dhe Lihteshtajni, ndërsa në grupin D2 do të jenë Moldavia, Malta dhe Andorra.

Grupi D1: Lituania ose Gjibraltari, San Marino, Lihteshtajni


Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:15:22" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:15" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:15

Jepen shpjegimet e fundit nga Marchetti

Giorgio Marchetti nga UEFA fillon të jep shpjegimet se si do të zhvillohet shorti.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 18:06:09" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 18:06" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 18:06

Ka filluar shorti i UEFA-s për Ligën e Kombeve

Si zakonisht, para shortit gjithçka filloi me një pikë muzikore, ku pastaj Pedro Pinto mori situatën në dorë për të hapur kampanjën për shortin e Ligës së Kombeve 2024/25.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 17:39:27" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 17:39" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 17:39

Si funksionin shorti për Ligën C ku ndodhet Kosova

Shorti për Ligën C fillon me vazon 1, me katër skuadra; skuadrat e dala nga shori ndahen në grupet C1 deri në C4 me rend.

E njëjta procedurë zbatohet për vazot 2, 3 dhe 4.


Çdo vazo do të zbrazet përpara se të vazhdohet në vazon tjetër dhe çdo grup do të përbëhet nga një ekip nga çdo vazo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 15:30:05" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 15:30" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 15:30

Çfarë ndryshimesh janë bërë për Ligën e Kombeve 2024/25?

Liga e Kombeve UEFA do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar kështu vazhdimësinë ndërmjet fazës së ligës që përfundon në nëntor dhe finaleve të luajtura në qershor.

Fituesit dhe nënkampionët e grupit të Ligës A do të marrin pjesë në çerekfinalet brenda dhe jashtë vendit, me fituesit e këtyre ndeshjeve që kualifikohen për turneun final.


Skuadrat e vendeve të katërta në Ligën A dhe B bien automatikisht në Ligën B dhe C respektivisht. Dy skuadrat e renditura në vendin e katërt në Ligën C, ndërkohë, zbresin në Ligën D.

Katër fituesit e grupeve në Ligën B dhe C, si dhe dy fituesit e grupeve në Ligën D, promovohen automatikisht në Ligat A, B dhe C respektivisht.

Skuadrat e renditura të treta të Ligës A dhe nënkampionët e Ligës B, si dhe skuadrat e renditura të treta të Ligës B dhe nënkampionët e Ligës C, do të luajnë dy ndeshje promovuese/rënie brenda dhe jashtë.

Gjithashtu do të ketë ndeshje play-off midis dy skuadrave të renditura në vendin e katërt nga Liga C dhe dy nënkampionët nga Liga D.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 15:00:24" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 15:00" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 15:00

Kur zhvillohen ndeshjet për Ligën e Kombeve 2024/25?

Tashmë dihet dhe orari se kur do të zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve.

Ndeshja 1: 5-7 shtator 2024


Ndeshja 2: 8-10 shtator 2024

Ndeshja 3: 10-12 tetor 2024

Ndeshja 4: 13-15 tetor 2024

Ndeshja 5: 14-16 nëntor 2024

Ndeshja 6: 19-19 nëntor 2024

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 14:30:36" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 14:30" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 14:30

Ademi: Duam ta fitojmë grupin dhe Ligën C

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në një intervistë për Telegrafin për shortin e Ligës së Kombeve, por edhe pritshmëritë që ka për sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Ai ka folur edhe për trajnerin e ri i cili pritet zyrtarizohet gjatë këtij muaji.


“Shorti do të hidhet të enjten dhe presim të kemi një short të favorshëm. Gjithsesi do të jetë mjaftë interesant të shohim se me kë do të luajmë, por duke i respektuar të gjithë kundërshtarët nuk ia kemi frikën asnjërës”, thotë Ademi.

I pari i futbollit kosovar beson se Kosova ka potencial për ta fituar Ligën C, duke marrë parasysh formën e lartë që po tregojnë futbollistët dardanë nëpër klubet përkatëse.

“Kemi potencial të madh brenda skuadrës. Kemi lojtarë që po luajnë në ligat kryesore në Evropë dhe madje janë futbollistët kryesorë në klubet e tyre. Unë pres që ta fitojmë Grupin ku ndodhemi pa marrë parasysh kundërshtarët, por duam ta fitojmë edhe Ligën C”, tha Ademi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 14:21:06" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 14:21" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 14:21

Gjithçka po bëhet gati, pak orë nga shorti

Emrat e të gjitha ekipeve kombëtare tani më janë gati. Shorti fillon në ora 18:00.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 14:12:10" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 14:12" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 14:12

Shorti i mundshëm më i vështirë dhe më i lehtë për Kosovën në Ligën e Kombeve

Sot (e enjte) në orën 18:00 në Paris do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.

Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe, pra me këta kundërshtarë nuk mund të luajë.


Lajmi i plotë..