LAJMI I FUNDIT:

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka tregohet real për cilësitë e kundërshtarëve të Shqipërisë

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka tregohet real për cilësitë e kundërshtarëve të Shqipërisë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët në Ligën e Kombeve në shortin e hedhur sot në Paris. Ekipi kombëtar ndodhet në Ligën B në Grupin B1 dhe do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lidhur me shortin, në një lidhje direkte për Tv Klan, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë ky është një grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash.


Si skuadrën më të mirë përballë së cilës Shqipëria do të luajë, Duka cilëson Çekinë, për të cilën thotë se nuk do të donte që ta kishim përballë për arsye se kishim edhe një eksperiencë përballë saj disa muaj më parë.

Short aspak i lehtë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Short aspak i lehtë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve

Përtej rëndësisë që i jep Ligës së Kombeve, Duka vendos theksin se Kombëtarja Shqiptare duhet të përqendrohet në Kampionatin Evriopian.

Armand Duka: Grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash. Çekia skuadra më e mirë, nuk do e doja ta kishim përballë sepse kishim dhe një eksperiencë pak muaj më parë. 3 kundërshtarët janë shumë të mirë. Të gjithë skuadrat e grupit B të forta, nuk mund të prisnim një gjë më pak. Ajo që edhe biseduam me stafin këtu në Paris dhe ajo që mendoj është që ne duhet të përqëndrohemi në Evropian.

Sylvinho jo aq i fokusuar te shorti i Ligës së Kombeve, përmend kundërshtarin nga Euro 2024
Lexo po ashtu Sylvinho jo aq i fokusuar te shorti i Ligës së Kombeve, përmend kundërshtarin nga Euro 2024

Është një kompeticion i rëndësishëm, por ne duhet të përqendohemi në Evropian. Pasi të mbarojmë aventurën evropiane, të mendojmë për përballjet sportive. Të gjitha ndjeshjet janë të rëndësishme. Padyshim që renditja i bën dhe më shumë interesante, padyshim që ka impenjimin maksimal dhe me objektivin për të qenë të parët e gruput. Nga ky grup mund të presësh gjithçka.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë nga 5 deri në 10 Shtator 2024. Shqipëria do të synojë që të ngjitet një ligë më lart, pra në Ligën A./tvklan.al

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori