LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm instinkti”, amerikani fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh në lotari

“Vetëm instinkti”, amerikani fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh në lotari

Një banor i Karolinës së Veriut tha se një “impuls i çmendur” e çoi drejt fitores së një çmimi prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie.

Banori i Whiteville, Kenneth Formyduval, i tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se të premten në mbrëmje, pasi përfundoi punën, ndjeu një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë një biletë lotarie.

“Thjesht më lindi një impuls i çuditshëm dhe vendosa të ble një. Diçka thjesht më tha të marr atë biletë”, tha ai.


Formyduval zgjodhi një biletë prej 30 dollarësh MAX-A-MILLION nga marketi Minuteman Food Mart në South Madison Street në Whiteville.

Ai tha se ishte një surprizë e këndshme kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh prej 1 milion dollarësh.

“Ishte si një ëndërr që ndodh vetëm një herë në jetë”, u shpreh ai.

Formyduval deklaroi se paratë do t’i përdorë për të shlyer borxhin për kamionin dhe ndoshta për të blerë një shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çifti në Angli që

Çifti në Angli që "ndërtoi ilegalisht një shtëpi" me vlerë 1,000,000 funte, urdhërohet ta shembë atë

Interesante
E rrallë, 14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin spital e repart

E rrallë, 14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin spital e repart

Interesante
Alpinistët çekë gjejnë një sasi misterioze ari të fshehur në një shteg malor, vetëm monedhat kapin vlerën e 360 mijë dollarëve

Alpinistët çekë gjejnë një sasi misterioze ari të fshehur në një shteg malor, vetëm monedhat kapin vlerën e 360 mijë dollarëve

Interesante
Kinezja u detyrua të hiqte grimin - skaneri i aeroportit nuk po ia njihte fytyrën

Kinezja u detyrua të hiqte grimin - skaneri i aeroportit nuk po ia njihte fytyrën

Fun
Një shishe e rrallë e Coca-Cola zbulohet në Florida – shitja e saj mund të arrijë deri në disa mijëra dollarë

Një shishe e rrallë e Coca-Cola zbulohet në Florida – shitja e saj mund të arrijë deri në disa mijëra dollarë

Interesante
Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Interesante
Kalo në kategori