Në një spital të New Yorkut, mjekët i trajtuan dy pacientë me barna për trajtimin e HIV-it, gjë që rezultoi me sukses dhe atyre ua larguan ventilatorët dhe po qëndrojnë në dhoma të zakonshme të spitalit.

Ky eksperiment doli të jetë me sukses, sepse barnat përmbajnë të ashtuquajturin leronlimab, që ka potencial të qetësojë gjendjen e të sëmurëve me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Ata besojnë se ky bar mund të shuajë “stuhinë e citokinës” - një varg i qelizave imune, që mund të jenë po aq të dëmshme sa vetë infeksioni - që shkakton inflamacion të mushkërive, duke rrezikuar shumë jetën e pacientëve.

Leronlimab është testuar deri më tani, në vetëm në shtatë pacientë me gjendje kritike, prej të cilëve dy janë të lirë nga ventilatorët, derisa dy të tjerë po tregojnë shenja që inflamacioni i rëndë që prek mushkëritë, është duke u zbehur.

Deri më tani, nuk ka trajtime të aprovuara për coronavirusin, por medikamenti CytoDyn është ndër të fundit që po testohet për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së amerikanëve me coronavirus, nga e cila sëmundje, tani ka mbi 100,000 të sëmurë - dhe nëse vazhdon të tregojë sukses, mund të merr aprovimin dhe të hyjë në funksion brenda gjashtë javëve. /Telegrafi/