LAJMI I FUNDIT:

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari që shkaktoi aksident trafiku me fatalitet në Pejë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari që shkaktoi aksident trafiku me fatalitet në Pejë

Merr fund arratia e 24-vjeçarit të dyshuar për aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës njofton se  më datë 27. 11. 2023  rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023   në rrugën  “Bill Klinton” në Pejë,  së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.


Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vdes një 41 vjeçar në Pejë – u godit nga një veturë e cila iku nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Vdes një 41 vjeçar në Pejë – u godit nga një veturë e cila iku nga vendi i ngjarjes

24-vjeçari Aaron Rexhaj, dyshohet se shkaktoi një aksident me fatalitet në Pejë, duke goditur për vdekje një person të moshës 41-vjeçare.

Pas këtij akti ai iku nga vendi i ngjarjes.

Për kapjen e tij, organet e rendit kërkuan  ndihmë edhe nga qytetarët./Telegrafi/