LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një 54-vjeçar nga Shqipëria

Vetaksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një 54-vjeçar nga Shqipëria

Një aksident me pasoja fatale për jetën e një 54-vjeçari, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Vogovë të Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


Ai ka bërë të ditur se viktima, shtetas i Shqipërisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është vetaksidentuar.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, ka thënë Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/