LAJMI I FUNDIT:

Versioni plotësisht elektrik i Land Rover Defender, do të shfaqet në treg në vitin 2025

Versioni plotësisht elektrik i Land Rover Defender, do të shfaqet në treg në vitin 2025

Land Rover është duke punuar në versionin plotësisht elektrik Defender, që do të shfaqet në treg në vitin 2025.

Defenderi elektrik do të ketë një rreze veprimi prej 480 kilometra, e pritet të lansohet në versionin e përmirësuar të modelit ekzistues me motor konvencional, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se nuk do të ketë Defender 110 elektrik, por vetëm modelet me dy dyer 90 dhe 130. Pritet që Defenderi elektrik të përdor platformën e re MLA nga Land Rover që mbështet motori konvencional dhe atë plotësisht elektrik.

Kjo platformë tashmë përdoret në modelet e reja Range Rover dhe Ranger Rover Sport, derisa modelet e lartpërmendura në versionin plotësisht elektrik do të prezantohen në fund të 2024.

Defendeder do të ketë bateri me kapacitet prej 100 kWh. E përveç motorit dhe disa ndryshimeve të vogla në eksterier, Defenderi elektrik do të dukej shumë i ngjashëm me versionin me motorin SUS që shitet nga viti 2020.

Megjithatë, pritet të ketë përmirësime edhe në sistemin e infortainmentit dhe do të ketë materiale të qëndrueshme brenda kabinës. /Telegrafi/