LAJMI I FUNDIT:

Verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë, Haxhiu: Kemi parë dënime qesharake, Byroja zgjidhje

Verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë, Haxhiu: Kemi parë dënime qesharake, Byroja zgjidhje

Ministria e Drejtësisë gjatë së premtes procedoi njërin nga projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila fillimisht do të merr dritën jeshile të kabinetit qeveritar.

Me Byronë, barra për të justifikuar pasurinë bie te zyrtari dhe jo siç ka qenë deri më tash tek prokuroria.

I njëjti mekanizëm nuk do të merret me të gjithë qytetarët, por vetëm me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve.

Titullarja e këtij institucioni, Albulena Haxhiu, deklaroi për KosovaPress se Byroja do të ketë staf të specializuar, por fjalën e fundit për konfiskim të pasurisë do ta jep gjykata duke respektuar edhe të drejtën e ankesës së palës tjetër.

Sipas Haxhiut, dënimet e deritashme për personat e korruptuar kanë qenë qesharake dhe Byroja do të jetë zgjidhje për këtë çështje.

“Do të ketë staf të profilizuar dhe të specializuar në raport me adresimin e çështjes së pasurisë së pajustifikueshme. Barra e provës do t’i bie zyrtarit që thirret për të justifikuar pasurinë për faktin se aktualisht barra e provës është tek Prokuroria dhe kjo në vazhdimësi ka dështuar, pra Prokuroria nuk ka arritur që përmes hetimeve që ka bërë të ngre aktakuza dhe t’i pasqyrojë ato para gjykatës dhe t’i mbrojë ato dhe është situata ku ne, nuk mbaj mend, kur ndonjë profil i lartë i cili ka keqpërdorur detyrën zyrtare që sot është para përgjegjësisë penale. Pra, dënimet që janë dhënë deri tani dhe atë ndaj disa zyrtarëve më të ulët, kanë qenë vendime qesharake dhe motiv për të korruptuarit për të vazhduar me afera të tilla, prandaj është koha e fundit kur ne duhet të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim dhe unë besoj që kjo do jetë zgjidhje më e mirë sesa që e kemi aktualisht”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu thotë se është e interesuar që projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të hyjë në fuqi sa më shpejtë, por që nuk do të nxitohet, pasi dëshiron që t’i jap kohë edhe Komisionit për Legjislacion që të organizojë dëgjimin publik.

“Për mua si ministre, por edhe për Qeverinë e Kosovës, është që ky ligj të hyjë në fuqi sa më parë, mirëpo duke marrë parasysh natyrën e tij nuk mund të kërkojmë procedura të përshpejtuara sepse megjithatë konsiderojmë që edhe Komisioni për Legjislacion duhet të organizojë dëgjim publik dhe të marrë opinionet e palëve të interesuara në këtë drejtim, çështja është se do të trajtohet pasuria e zyrtarëve që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës apo që punojnë në institucionet e Kosovës”, tha Haxhiu.

Ministrja sqaroi se Byroja nuk do të merret me të gjithë qytetarët, por vetëm me zyrtarë e ish-zyrtarë të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori