LAJMI I FUNDIT:

“Veprimi i Stavilecit ishte i ulët dhe josportiv”

“Veprimi i Stavilecit ishte i ulët dhe josportiv”

Gjesti i djeshëm i kryetarit të KB Prishtina, Blerand Stavileci, pas ndeshjes në mes Pejës dhe Prishtinës, është cilësuar si josportiv dhe i ulët nga ana e njohësve të basketbollit dhe politikës.

Refuzimi i Stavilevcit, pas ndeshjes së basketbollit në mes Prishtinës dhe Pejës, për t’ia dhënë dorën kryetarit të KB Pejës, Art Gashi, sipas analistit Astrit Gashi, është i ulët dhe josportiv.


Sipas tij, Stavilevci, për gjeste të tilla ish dashur ta ketë një ndëshkim, duke ia shtuar faktin se “ai është edhe ministër në Qeverinë e Kosovës”.

“Në Kosovë aq ka rënë poshtë vlera e dëmtimi politik nga këto veprime, sa që është vështirë të thuhet se ai do të dëmtohet. Në një situatë normale do të duhej të ndodhte diçka e tillë”, ka thënë Gashi në emisionin Info – Box të RTV Dukagjini.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, në një prononcim për Telegrafin, gjestin e Stavilevcit e ka cilësuar si jo të hijshëm.

Sipas tij, kryetarët e klubeve të basketbollit shpesh herë reagojnë pa takt, dhe rrjedhimisht ndodhin raste të tilla të pakëndshme.

“Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë edhe me raport personalë në mes të dy kryetarëve, e që nuk do të doja të hyja në këtë mes, sepse edhe Blerandin edhe Artin i kam miq. Shpresoj që ata ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mes tyre”, ka shtuar Belegu.

Pas këtyre veprimeve ka reaguar KB Prishtina, në faqen zyrtare në Facebook, duke shkruar se të gjithë ata që e ofendojnë Prishtinën marrin përgjigje të njëjtë si mori Gashi.

Pa reagim nuk ka mbetur as kryetari i KB Pejës, Art Gashi, i cili ka thënë për Telegrafin se nuk e befason reagimi i Stavilevcit, po ka mbet i befasuar nga përkrahja që ia kanë bërë Stavilevcit, për këtë veprim, klubi i tij.

“Një klub i madh, me histori dhe shumë suksese nuk duhet të bjerë në atë nivel. Unë dhe Blerandi jemi vetëm individ, ndërsa KB Peja dhe KB Prishtina janë klube shumë të mëdha”. ka thënë Gashi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori