Bayern Munich ka shënuar fitore më shumë mund në udhëtim te Wolfsburg, në kuadër të xhiros së 33-të në Bundesliga.

“Bavarezzët” arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1.


Bayerni e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Tom Bischof, që ishte afër të shënonte një gol të bukur por traversa i shpëtoi vendasit.

Pastaj, kishin rastin e artë për të kaluar në epërsi por si rrallë herë – Harry Kane dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Heroi i Bayernit ishte Michael Olise që shënoi një supergol për ta lënë portierin plotësisht të shtangur (56’).

Kësisoj, Bayerni mbledh 86 pikë ndërsa Wolfsburg rrezikon seriozisht barazhin./Telegrafi/

telegrafi sport app