LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për lirimin e njërit prind nga puna, i vlefshëm vetëm për sektorin publik – ankohet Sindikata e Sektorit Privat

Vendimi për lirimin e njërit prind nga puna, i vlefshëm vetëm për sektorin publik – ankohet Sindikata e Sektorit Privat

Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente, të mbajtur të mërkurën mbrëma ka marr një sërë masash me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit.

Njëra nga masat e marra në këtë mbledhje ishte që të pezullohet procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore deri më 27 mars, dhe në këtë rast është rekomanduar që njëri prind të lirohet nga puna, përveç atyre që punojnë në sektorin e sigurisë dhe të shëndetësisë.


“Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)”, thuhet në njërin nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Mirëpo në këtë vendim nuk është qartësuar se çfarë do të ndodh me prindërit të cilët punojnë në sektorin privat.

Qeveria e Kosovës ndërpret mësimin në të gjitha nivelet deri më 27 mars dhe merr vendime të tjera për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës ndërpret mësimin në të gjitha nivelet deri më 27 mars dhe merr vendime të tjera për shkak të coronavirusit

Me këtë vendim të Qeverisë nuk është i kënaqur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri më tani Sindikata nuk e ka pranuar një vendim të tillë që të pushojnë edhe punëtorët nga sektori privat, duke shtuar se ende mbetet e paqartë se çfarë duhet të veprohet.

“Kjo është fatkeqësia që po mendojmë që të gjithë Kosovën e përbën vetëm sektori publik por jo sektori privat. Për ta marr këtë vendim, duhet të vlejë edhe për ata të sektorit privat, ku për deri sa pronarët e kompanive private dhe ne si Sindikatë e Sektorit Privat nuk e kemi një vendim të tillë, ne nuk mund t’i themi askujt të veprojë sipas atij vendimi. Ne me kryeministrin [Albin Kurti] kemi kërkuar një takim për më shumë se dy javë, por deri më tani nuk jemi takuar. Ne e kuptojmë se ditëve të fundit është i ngarkuar, megjithatë e themi sinqerisht se ai po mban edhe takime me institucione shumë më të nivelit të ulët, por ne po presim”, tha Azemi.

Sipas tij, këto vendime duhet të vlejnë edhe për sektorin privat.

“Po ndahet sektori publik nga ai privat, ku të njëjta ligje dhe rregulla duhet të vlejnë si për atë publik dhe atë privat, siç duket ata [Qeveria e Kosovës] po dalin e po marrin vendime ku ju konvenon, pra vetëm për sektorin publik e jo për atë privat”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori