LAJMI I FUNDIT:

Vendi dhe orari i meçit të shumëpritur të Florian Markut ndaj Chris Kongos

Vendi dhe orari i meçit të shumëpritur të Florian Markut ndaj Chris Kongos

Florian Marku do të ndeshet me Chris Kongon në një meç boksi në kuadër të peshave të lehta në O2 Arena të Londrës.

Marku i pamposhtur me 13 fitore dhe një barazim e nisi karrierën profesionale në vitin 2018, Fitorja e tij e fundit erdhi në shtator të vitit 2023 kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran.


Në anën tjetër Kongo, ka një rekord prej 14 fitoresh dhe dy humbjeve, që prej se e nisi karrierën profesionale në vitin 2016.

Në përballjen e tij të fundit e cila u zhvillua në janar të vitit të kaluar, Kongo pësoi humbje ndaj Ekoë Essuman me vendim të shumicës së jurisë.

“Do ta shkatërroj fytyrën”, Florian Marku kërcënon kundërshtarin para duelit të së dielës
Lexo po ashtu “Do ta shkatërroj fytyrën”, Florian Marku kërcënon kundërshtarin para duelit të së dielës

Stili agresiv i boksierit shqiptar dhe përqindja më e lartë e nokauteve paralajmëron një natë mjaft të vështirë për Kongon.

Në çfarë kohe do të nis dueli mes Florian Markut dhe Chris Kongos?

Eventi do të mbahet më datë 31 mars, në O2 Arena të Londrës. Ndeshja mes Florian Markut dhe Chris Kongos pritet të fillojë në orën 21:30 sipas kohës tonë lokale.

Kjo ndeshje është pjesë e kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde.

Kini parasysh se koha e saktë kur Florian Marku dhe Chris Kongo do të hyjnë në ring mund të ndryshojë, kjo sepse ndeshjet paraprake që pritet të zhvillohen gjatë asaj nate mund të përfundojnë më shpejt ose të zgjasin më shumë se sa pritej./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori