LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut…., nuk kanë lidhje me kualifikimet për Euro 2024” – ish legjenda franceze i ashpër me vendet e vogla

“Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut…., nuk kanë lidhje me kualifikimet për Euro 2024” – ish legjenda franceze i ashpër me vendet e vogla

Në një deklaratë për RMC, Christophe Dugarry , ish futbollist i njohur francez ka folur pas fitores së thellë të Francës ndaj Gjibraltarit  me rezultat 14-0, ku në mes rreshtash e ka përmendur edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Fitorja e thellë e Francës ka bërë që ai të jetë kritikë ndaj kombëtareve më të vogla, që luajnë në kualifikime.


“Është një ndeshje që do të mbetet në libra, por që mbetet anekdotike. Është një rekord, por një rekord anekdotik. Më pas, unë ngul këmbë dhe nënshkruaj, të gjitha këto ndeshje ‘kikiriku’ nuk kanë asnjë dobi, janë për t’i lodhur djemtë, për të lënduar disa prej tyre”.

“Jam ngopur duke parë këso ndeshje ‘kikiriku’. E kam parë (Francë – Gjibraltar) sepse është puna ime, por ka shumë skuadra që nuk kanë lidhje me këto kualifikime në Kampionatin Evropian”.

“I shikoj ndeshje pas ndeshje shtete si Gjeorgjia, Estonia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistani, San Marino, Moldavia, Shqipëria, Malta, Maqedonia e Veriut… Të gjitha këto skuadra janë të kota… Kosova, Andorra, Armenia . .. nuk duhet t’i shohim kurrë!”, deklaroi francezi.

Por ajo që thotë Dugarry nuk qëndron, pasi që Shqipëria dhe Sllovenia e kanë siguruar nga një biletë për Euro 2022./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori