LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë në dasmën e tij me Jennifer Lopez

Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë në dasmën e tij me Jennifer Lopez
(Foto: Getty Images/H’s B/Us Weekly)

Këtë fundjavë, pas gati 20 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck patën ditën e tyre më të lumtur, megjithatë ajo kaloi pa disa njerëz të afërt.

Çifti u martua në fshehtësi muajin e kaluar dhe tani e shënuan me një ceremoni solemne në pronat e aktorit në Gjeorgji, ku morën pjesë familjarët, miqtë dhe të njohurit e tyre.


Megjithatë, jo të gjithë të ftuarit arritën në dasmë dhe disa nga ata që nuk arritën të vinin janë ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner dhe vëllai i tij i vogël, Casey Affleck.

Ana e errët e vëllezërve Affleck: Abuzimet seksuale, vartësitë nga alkooli e bixhozi, tradhtitë
Lexo po ashtu Ana e errët e vëllezërve Affleck: Abuzimet seksuale, vartësitë nga alkooli e bixhozi, tradhtitë

Casey, i cili po ashtu është aktor, është parë në Los Angeles të shtunën në mëngjes, mijëra kilometra larg nga Gjeorgjia, ku vëllai i tij nuk ishte martuar ende. Një burim i mediave të huaja ka njoftuar se ai e ka humbur ceremoninë për shkak të “detyrimeve familjare”.

(Foto: VF/Getty Images)

Në ceremoni nuk është shfaqur as ish-bashkëshortja e Affleck, Jennifer Garner, e cila dihet se ka një marrëdhënie të mirë me aktorin.

Garner dhe Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Edhe pse thuhet se ajo nuk ka asgjë kundër martesës së tij me Lopez, angazhimet e penguan të ishte e pranishme në ditën e tyre më të lumtur.

Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - dashuria fitoi sërish pas dy dekadash
Lexo po ashtu Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - dashuria fitoi sërish pas dy dekadash

“Jennifer Garner është duke punuar shumë për një projekt në Teksas dhe nuk do të marrë pjesë në dasmë, por ajo ka qenë shumë mbështetëse për ardhjen e fëmijëve të saj dhe në përgjithësi është shumë pozitive për të gjithë këtë”, shpjegoi një burim i afërt me aktoren.

(Foto: Glamour)

Fëmijët e Garner dhe Affleck, Violet, Seraphina dhe Sam, së bashku me gjysmëvëllanë dhe gjysmëmotrën e tyre ishin dëshmitarë të ceremonisë.

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - pamje nga ceremonia e tyre madhështore në Georgia
Lexo po ashtu Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - pamje nga ceremonia e tyre madhështore në Georgia

Kujtojmë se dasma treditore u mbajt në Gjeorgji në pronën e aktorit me vlerë mbi tetë milionë dollarë. Gjithçka ishte produkt i përgatitjeve shumëmujore. Në ceremoni dominoi ngjyra e bardhë dhe të ftuarit ishin veshur në përputhje me rrethanat, ndërsa e gjithë hapësira ishte zbukuruar me dekorime ekstravagante dhe aranzhime me lule në të njëjtën ngjyrë. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori