LAJMI I FUNDIT:

“Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes

“Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes

Sot (e mërkurë) në Hamburg me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja e Grupit B në Euro 2024 ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë dhe në prag të duelit mes tifozëve të këtyre dy kombëtarëve ka një atmosferë tejet miqësore.

E ndërsa ditët e mëparshme ishim dëshmitarë të disa skenave të pakëndshme nga rrugët e qyteteve gjermane para ndeshjeve të Euro 2024, para duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dashuria dhe miqësia u përhap në të gjithë Hamburgun.

Kroatët dhe shqiptarët prej ditës së djeshme këndojnë së bashku nëpër rrugë dhe kafene dhe mezi presin të fillojë ndeshja e sotme.


Vëmendjen më të madhe e tërhoqi mbishkrimi në bluzën “Vëllai me vëllain, shqiptari me kroatin” të veshur nga një prej fansave shqiptarë.

Kudo që të kthehesh në Hamburg, dje (e martë) dhe sot, mund të shohësh flamuj kroat dhe shqiptarë, dhe rrugët jehojnë nga këngët e tifozëve. Çfarë mund të thuhet – një atmosferë për t’u lavdëruar.

Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, të cilat pësuan humbje në ndeshjet e para dhe në duelin e sotëm hyjnë pa pikë.

Kroacia pësoi një disfatë të rëndë ndaj Spanjës me rezultat 3-0, ndërsa Shqipëria i bëri rezistencë të fortë Italisë, por në fund u mund 2-1.

Aksionet janë të mëdha sot, sepse fituesi do të bënte një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër, ndërsa skuadra e mundur do të kishte vetëm një shans teorik për të kaluar në fazën e eliminimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Premier League
Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori