LAJMI I FUNDIT:

Veliu takoi ambasadorin Heldt: Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në vend

Veliu takoi ambasadorin Heldt: Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në vend

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

“Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Heldt për prioritetet e Ministrisë gjatë këtij mandati përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Veliu poashtu e falënderoj ambasadorin Heldt për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese.

Ministri theksoi rëndësinë e madhe që Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në Kosovë përfshirë krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin për media.

Veliu vlerësoi se është lajm tejet i rëndësishëm për hapat që do të ndërmirren për njohjen e patent shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani dhe shtetet tjera në zonën Shengen.

Ambasadori Heldt, fillimisht i uroi detyrën e re ministrit Veliu dhe theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një prej mbështetësve kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori