LAJMI I FUNDIT:

Veliu mori pjesë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u diskutua për raportin vjetor të Auditimit

Veliu mori pjesë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u diskutua për raportin vjetor të Auditimit

Ministri i Punëve të Brendshme,  Agim Veliu së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shqyrtuar sot në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raportin vjetor të Auditimit, për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për ish-Ministrinë e Administratës Publike.

Me këtë rast ministri Veliu e ka e informuar komisionin parlamentar se Ministria e Punëve të Brendshme, pas një procesi të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2019, ka pranuar raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në të cilin është konstatuar opinioni i pamodifikuar, me theksim të çështjes dhe në të cilin raport janë evidentuar 12 çështje, nga të cilat nuk ka rekomandime për keqpërdorim të parasë publike, mirëpo kontribuojnë në shtimin e kontrollit të brendshëm në organizatë, përkatësisht të MPB-së.


“Si rrjedhojë, kam marrë veprime sipas të gjitha afateve ligjore për hartimin e planit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dhe për të gjitha çështjet relevante në raport janë caktuar personat përgjegjës të cilët duhet dhe po përcjellin afatet e zbatimit të rekomandimeve të auditorit”, ka thënë ndër të tjera ministri Veliu.

Gjatë raportimit në komision ministri Veliu i është përgjigjur edhe interesimit të deputetëve që e përbëjnë këtë komisionin, duke iu ofruar transparencë dhe qasje për çfarëdo kërkese që mund të vijë nga komisioni dhe Parlamenti i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori