LAJMI I FUNDIT:

Vegane prej vitesh, Teuta Krasniqi: Sot nuk varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve, veç e helmoni veten përmes mishit

Vegane prej vitesh, Teuta Krasniqi: Sot nuk varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve, veç e helmoni veten përmes mishit
Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, tashmë ka treguar se që një kohë është vegane dhe nuk ushqehet me mish, apo produkte të kafshëve.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur dhe e komentuar në faqet rozë, ajo së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me vajzën e vogël, Kaia, ku ka sqaruar se kafshët nuk janë ushqim.

Në një postim të gjatë, ylli i “Kafeneja Jonë” thekson se sot mbijetesa nuk varet nga ngrënia e kafshëve dhe kjo nuk është e mirë as për shëndetin e njeriut.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

“Fëmijët e dijnë më së miri që kafshët nuk janë ushqim, por pastaj ne të rriturit u’a shpërlajmë trurin me rregulla komplet banale dhe të pakapshme me arsyetimin se kështu duhet, jo jo nuk duhet me u rrjep kafsha e shkretë për me mbush barkun njeriu sepse sot nuk varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve. Përveç kësaj, veç e helmoni veten përmes mishit. Do të thotë dy të këqija në një vend”, ka shkruar ajo.

Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

“Mos të harroj me shtu, mos më dërgoni komente ‘si e ka lënë Zoti me ngrënë mish e ti po dëshiron me ndal’ ose ‘babë e babgjysh na kanë jetu kështu’ e këso lloj llafesh injorante, sepse atë nivel komunikimi do ta shpërblej me block. Për arsyen e vetme që gjithë ju mundemi me vazhdu me ngrënë mish githë jetën dhe kjo nuk më intereson mua. Paqe për të gjithë”, shton mes tjerash Krasniqi.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Në një postim të ndarë në fillim të këtij viti, Teuta deklaroi se që dy vite është vegane dhe se ky është ndryshimi që dëshiron ta shohë në botë. /Telegrafi/

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori