LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi kërkohet nga Fenerbahçe e Toulouse, presidenti i Rizesporit: Nuk do ta pengojmë largimin

Vedat Muriqi kërkohet nga Fenerbahçe e Toulouse, presidenti i Rizesporit: Nuk do ta pengojmë largimin

Vedat Muriqi është një prej lojtarëve më të kërkuar në superligën e shtetit turk.

Reprezentuesi i Kosovës raportohet se po kërkohet nga skuadra franceze e Toulouset si dhe ekipi i Fenerbahçes.


Rreth kësaj teme ka folur presidenti i klubit të Rizesporit, Hasan Kartal, i cili ka dhënë një intervistë për emisionin sporti Beyaz Futbol.

Ai ndër të tjerash ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, por që nëse vjen ndonjë e tillë, nuk do ta ndalonin lojtarin të largohet.

“Nuk kemi marrë oferta konkrete. Nëse do t’i marrin, do t’i analizojmë dhe më pas do të vendosim. Lojtarin nuk do ta mbajmë pa dëshirë. Vedati nëse dëshiron të largohet, ne nuk do ta pengojmë. Jemi të interesuar ta mbajnë në ekipin tonë, por që nuk do të jemi pengesë”, tha ai.

Menaxheri i Muriqit flet për interesimin e Fenerbahces
Lexo po ashtu Menaxheri i Muriqit flet për interesimin e Fenerbahces

Gjatë ditës djeshme trajneri i ekipit që bën pjesë në Ligue 1, Toulouset, Alain Casanova ka pohuar se janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit.

“Në skuadër dëshirojmë të kemi një lojtar të klasit të lartë. Deri më tani në shtetin turk kemi identifikuar vetëm Vedat Muriqin. Jemi të interesuar që të transerojmë sa më shpejt”, tha trajneri i Toulouset.

Trajneri i Toulouset, Casanova: Duam ta transferojmë Muriqin
Lexo po ashtu Trajneri i Toulouset, Casanova: Duam ta transferojmë Muriqin

Ndryshe, prizrenasi këtë sezon ka realizuar 15 gola dhe ka pasur shtatë asistime në kampionatin turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori