LAJMI I FUNDIT:

Vdiq George Krimsky, gazetari që raportoi për disidentët sovjetikë

Vdiq George Krimsky, gazetari që raportoi për disidentët sovjetikë

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, George Krimsky, gazetar dhe shkrimtari që ka raportuar për aktivitetet e disidentëve gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, i cili e bashkëthemeloi qendrën për gazetarë ndërkombëtarë.

Krimsky, i cili ka jetuar në Washinton, ka vdekur para dy ditësh pas një beteje me kancer, njofton familja e tij.


Ai ka punuar për Associated Press në New York dhe në vitin 1974 ishte dërguar në Bashkimin Sovjetik. Njohja e gjuhës ruse i ka mundësuar atij që ketë kontakte me liderët e disidentëve, përfshirë edhe shkencëtarin Andrei Sakharov.

Krimsky ka mbajtur takime sekrete edhe me Josef Alliluyevin, nipin e Josef Stalinit, i cili i kërkoi ndihmë që të shkojë në SHBA për të parë nënën e tij e cila kishte ikur në perëndim.

Alliluyev nuk ka arritur asnjëherë të largohet nga BRSS, ndërsa Krimsky u deportua me akuzën false për spiunim.

“Ai ka raportuar me guxim dhe të vërteta nga Moska, duke kërkuar disidentët dhe rusët e rëndomtë në një kohë kur reporterët perëndimor kanë qenë nën vëzhgim të rregullt”, ka thënë John Daniszewski, nënpresidenti i AP-së për standarde. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori