LAJMI I FUNDIT:

Vdes personi i parë në SHBA nga coronavirusi

Vdes personi i parë në SHBA nga coronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi në Washington State.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ndërmori hapa për të shpejtuar testet laboratorike për virusin pasi infeksione të pashpjegueshme në tre shtete sugjeruan se sëmundja po përhapet në brigjet perëndimore, transmeton Telegrafi.


Italia u bë kombi i parë jo-aziatik me më shumë se 1.000 raste të infektuar me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore amerikane planifikuan të informojnë mediat më vonë të shtunën për rastet e coronavirusit në SHBA, përfshirë njerëz të rinj të identifikuar me infeksionin, njëri prej të cilëve vdiq.

Zyrtarët shtetëror të shëndetit në Uashington kishin identifikuar më parë dy raste të reja, duke përfshirë një adoleshent të moshës shkollore, i cili nuk kishte histori të njohur udhëtimesh ose nuk kishte takuar këdo që kishte vizituar zona të prekura.

Presidenti Donald Trump dhe Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve planifikuan gjithashtu konferenca me lajme rreth virusit të shtunën.

Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kalojnë 85,000; vdekjet kanë shkuar në më shumë se 2.900. /Telegrafi/