LAJMI I FUNDIT:

Vdes njeriu më i vjetër në botë

Vdes njeriu më i vjetër në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 114 vjeçare njeriu i gjallë më i vjetër në botë.

Juan Vicente Perez nga Venezuela, u konfirmua se ishte njeriu i gjallë më i vjetër në botë nga Guiness kur ai ishte 112 vjeç.

Bëhet e ditur se jetëgjatësinë e tij ai ia atribuoi “punës së vështirë, pushimit, fjetjes herët, pirjes së një gote aduardiente çdo ditë, dashurisë ndaj Zotit dhe mbajtjes së tij gjithmonë në zemër”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


I lindur më 27 maj të vitit 1909, Perez ishte i martuar me Ediofina del Rosario Garcia për 60 vjet derisa ajo vdiq në vitin 1997. Së bashku, ata patën 11 fëmijë, gjashtë dhe pesë vajza dhe 42 nipër e mbesa.

“I dashuri ynë Juan Vicente Perez Mora, sot me trishtim dhe dhimbje të thellë i themi lamtumirë atij një njeriu të përulur, punëtor, paqësor, entuziast për familjen dhe traditën”, shkroi në X guvernatori i Tachira, Freddy Bernal.

“Ai do të jetë gjithmonë një simbol i mirësisë, urtësisë dhe gëzimit, prandaj trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në jetën tonë. Pusho në paqe plaku im i dashur, Don Juan Vicente im. Ne nuk do të të harrojmë kurrë”, shtoi guvernatori.

I pikëlluar nga vdekja e Perez u shpreh edhe presidenti i vendit, Nicholas Maduro.

“I dërgoj përfaqime dhe ngushëllime familjes së tij dhe të gjithë njerëzve të El Cobre”, shkroi Maduro.

Ndryshe, tashmë titullin për njeriun më të vjetër të gjallë në botë pritet ta mbajë 112 vjeçari Gisaburo Sonobe nga Japonia. /Telegrafi/