LAJMI I FUNDIT:

Vdes një pacient gjysmë ore pasi ishte shtrirë në Infektive, në pritje të rezultateve nëse ishte me COVID-19

Vdes një pacient gjysmë ore pasi ishte shtrirë në Infektive, në pritje të rezultateve nëse ishte me COVID-19

Një pacient i pranuar sot rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Infektologu Nderim Hasani.


Ai ka treguar se pacienti  ishte 83 vjeç, nga Komuna e Mitrovicës.

Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga coronavirusi.

Ndërkaq, në mesin e 5 rasteve, të cilat Klinika Infektive i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.