LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 21 vjeçare reperi Juice Wrld nga një krizë trunore

Vdes në moshën 21 vjeçare reperi Juice Wrld nga një krizë trunore
(Foto; Jeff Schear/Getty Images for McDonald's/Guliver)

Reperi Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare si pasojë e një sëmundje trunore në aeroportin Midway të Chicagos, mëngjesin e të dielës.

Ylli në ngritje kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ. Ai ka qenë i vetëdijshëm kur autoambulanca e mori për ta transportuar drejt spitalit, ku ishte shpallur i vdekur.

Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, por nga njoftimet e para thuhet se është fjala për një çrregullim trunor.

Aeroporti në Chicago (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, ishte sëmurë porsa kishte ateruar në Chicago nga Kalifornia. Ai kishte qenë duke ecur në momentin kur e kishte pësuar krizën nervore.

Juice Wrld ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte edhe mysafir në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”.

Emrin skenik e ka marrë nga filmi i vitit 1992, “Juice”, me Tupac Shakur në rolin kryesor, ndërsa në javën e kaluar (2 dhjetor) e kishte festuar ditëlindjen e 21-të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori