LAJMI I FUNDIT:

Vdes edhe një person nga coronavirusi, viktima e 16-të brenda 24 orëve në Kosovë

Vdes edhe një person nga coronavirusi, viktima e 16-të brenda 24 orëve në Kosovë
Foto: Arkiv

Edhe një person ka humbur betejën me COVID-19, pasditen e së premtes në spitalin e Gjilani.

Ky është rasti i 16 i vdekjes së pacientëve me COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit.


Fjala është për një 77 vjeçar nga Kamenica që ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i këtij spitali, Ukshin Ismaili.

“Pas orës 15:00 sot ka ndërruar jetë edhe një person që ka pasë sëmundje të tjera dhe ka qenë me një anemi të rëndë që fatkeqësisht nuk mundi t’i përballojë”, ka thënë Ismaili.

I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në ora 15:00 ka bërë të ditur se ka shkuar gjithsej në 227 numri i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, të cilët kanë vdekur, derisa dje ky numër ishte 212 persona.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në bazë të këtyre të dhënave, del se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe 15 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa IKSHPK njoftoi se janë konfirmuar si të infektuar edhe 226 raste, të shpërndara nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori