LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një grua e 58 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se rreth orës 02:00 kanë pranuar një informatë se një grua e moshës 58 vjeçare ka ndërruar jetë në QKUK dhe sipas familjarëve rrethanat e vdekjes janë të dyshimta.


“Në Qendrën Klinike Universitare rreth orës 2:00 pas mesnate ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare me inicialet Sh.M, vdekje e cila po e cilësohet si e dyshimtë”, tha Ahmeti.

Sipas saj, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore.

“Një person ka ndërruar jetë e gjinisë femërore. Rasti është raportuar në stacionin policor si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/