LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dashnorëve

Vdekja e dashnorëve

Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Primo Shllaku

Do të kemi shtretën plot me erna të lehta,
divana të thektë sikur të ishin vorre
e lule të rralla përmbi komodina,
çilun për ne nën qiejt ma të bukur.


Tue përdorë për merak nxehtsinë e tyne të fundit,
dy zemrat tona do t’jenë pishtarë të mdhej
e dritën e dyfishtë do ta përthejnë
të shpirtnave tanë, pasqyra binjake.

Nji mbramje të bame me rozë e blu mistike,
na do të këmbejmë nji t’vetme vetimë,
si dënesë të gjatë, randë ngarkue me mall.

Ma vonë mandej nji Engjull që dyert i hap paksa,
do të vijë me gjallnue, besni e plot haré,
pasqyrat e marrta e flakët e shueme.