Vdekja ende e pa qartësuar e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin e gjerë.
Familjarët e Astrit Deharit dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar hetim të pavarur rreth detajeve të vdekjes së Deharit.
E lidhur me atë se deri ku ka arritur procesi i hetimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka thënë për Telegrafin se janë duke punuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.
“Jemi në vlugun më të madh të punës, janë angazhuar dy prokurorë dhe një grup i madh i policisë, edhe nga policia qendrore por edhe nga policia regjionale e Prizrenit”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se së shpejti pritet të dalë edhe rezultati i autopsisë së trupit të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Hoxha po ashtu ka treguar se prokurorët të cilët po merren me procesin e hetimit të vdekjes së Deharit janë prokurorë vendor.
“Janë prokurorë vendor të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, prokuroi kujdestar që e ka pas rastin prej fillimit, dhe edhe një prokurorë tjetër i cili po i ndihmon”, theksoi Hoxha.
Por, prokurori i cili po merret me rastin e Astrit Deharit, Metush Biraj sipas Lëvizjes Vetëvendosje nuk është person që i besohet pasi që sipas tyre, Biraj është ende nën hetime për shkelje etike.
“Biraj si kryeprokuror i Prizrenit ka kërkuar zbutje të dënimit për Elez Hoxhën, gjyqtar në atë kohë, njëherësh vëllai i kryeprokurorit aktual të Rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxha. Elez Hoxha ishte i dënuar me katër vite burg për korrupsion, duke marrë para për një rast vrasjeje”, ka bërë të ditur Vetëvendosje në një konferencë për media.
E lidhur me rastin e vdekjes së Deharit, avokati Korab Sejdiu ka thënë për Telegrafin se çfarë do deklarate lidhur me këtë rast, qoftë nga Prokurori, policia, avokati apo ndonjë person tjetër që nuk i përket lëmit të mjekësisë ligjore është i parakohshëm dhe duhet evituar me çdo kusht.
“Duhet pasur kujdes që etja për vëmendje nga disa të mos lejojë të dëmtojë as të vërtetën, as rastin, e as ndjenjat e familjarëve”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka shtuar se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm hetimor për të zbardhur këtë rast, duke theksuar që mos të lejojnë që presoni publik për rezultate të shpejta të dëmtojë cilësinë e hetimeve.
Sejdiu po ashtu ka shtuar se e rëndësishme është që edhe familja të jetë pjesë e procedurave hetimore që po kryhen lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.
“E rëndësishme është edhe pjesëmarrja aktive e familjes në procedurën e hetimeve, pasi kjo iu lejohet me edhe me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), me ç’rast mund të përcjellin çdo hap të hetuesisë për tu siguruar ndër të tjera se po bëhen hetime të rregullta dhe për të evituar manipulimet e mundshme”, u shpreh Sjediu.
Më tej avokati ka theksuar se pavarësisht rezultateve të hetuesisë, është evidente se shteti ka përgjegjësi civile me vet faktin se ka vdekur një person i cili ka qenë nën përkujdesjen e shtetit.
Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur