LAJMI I FUNDIT:

Vazquez, emri i ri në listën e dëshirave të Interit

Vazquez, emri i ri në listën e dëshirave të Interit
Lucas Vazquez (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Media të shumta në Itali dhe Spanjë raportojnë se Interi është në bisedime me Real Madridin për Lucas Vazquez, i cili vlerësohet 30 milionë euro.

Sipas mediumeve Tuttosport, Mundo Deportivo dhe Sky Sport Italia, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka qenë në Madrid duke diskutuar për lojtarë të ndryshëm që nuk janë më në planet e Zinedine Zidane.

Ndërsa disa janë të vështirë për t’u arritur, si Gareth Bale dhe Isco, ata mund të jenë me fat për spanjollin Lucas Vazquez.

Conte thuhet se i ka kërkuar Marottas dhe Ausilios transferimin e Bale
Lexo po ashtu Conte thuhet se i ka kërkuar Marottas dhe Ausilios transferimin e Bale

Anësori spanjoll mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe mund të luajë në shumë pozita, duke përfshirë gjithë krahun e djathtë të fushës.

Vazquez është emri i fundit i lidhur me Interin (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ai i kushtoi Real Madridit vetëm një milion euro për ta blerë nga Espanyoli në vitin 2015 dhe është nën kontratë deri në qershor 2021.

Çmimi për Vazquez tani është rreth 30 milionë euro, por me ardhjen e Eden Hazard dhe Luka Jovic, ai do të jetë i etur të shkojë dikur ku mund të luaj më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori