LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon thellimi i krizës Inter – Icardi, sulmuesi nuk grumbullohet për ndeshjen në EL

Vazhdon thellimi i krizës Inter – Icardi, sulmuesi nuk grumbullohet për ndeshjen në EL

Po vazhdon që të thellohet në mënyrë dramatike kriza mes Interit dhe sulmuesit kryesor, Mauro Icardit.

Tashmë ish-kapitenit i është marrë shiriti si lider i ekipit, duke ja dhënë këtë epitet portierit, Samir Handanovic.


Largimi i shiritit të kapitenit siç edhe u paralajmërua nga mediat italiane i ka paraprirë mos grumbullimit të tij me skuadrën për ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Rapid Vienës.

Gjithçka rreth Mauro Icardit
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Mauro Icardit

Në këtë sfidë pritet që të luajë nga minuta e parë sulmuesi në top formë, Lautaro Martinez.

Hendeku mes Mauro Icardit dhe Interit u thellua kur tekniku Luciano Spalletti deklaroi se çështjet e padefinuara mes tij dhe klubit ndikuan në formën e tij dhe në rezultatet e skuadrës.

Ishte më pas Wanda Nara ajo që reagoi në media duke folur për rinovimin dhe përforcimet e klubit, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtorit Beppe Marotta i cili reagoi duke ndërmarrë masa.

Se ku do ta ketë fundin kjo sagë, mbetet të shihet, por për momentin Icardi dhe Interi duken shumë, shumë larg njëri tjetrit.

Icardi ka tre muaj që nuk ka shënuar gol për Interin në Serie A dhe distanca gjatë kësaj periudhe me Juventusin ka shkuar deri në 20 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori