LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon skenari i njëjtë, sërish shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës

Vazhdon skenari i njëjtë, sërish shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës
Foto: Arkiv

Në Kuvendin e Kosovës edhe sot është duke vazhduar skenari i njëjtë sikurse dje, ku seanca e thirrur nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj për votimin e Ekipit negociator, nuk po mbahet por vetëm po shtyhet me orë të tëra.

Pasi që mbrëmë kjo seancë nuk u mbajt, kryeparlamentari Kadri Veseli bëri të ditur se seanca do të vazhdoi sot në orën 14:00, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe e njëjta u shtyre për në orën 16:00.


Sërish shtyhet seanca për Ekipin negociator
Lexo po ashtu Sërish shtyhet seanca për Ekipin negociator

Por, sërish deputetët nuk u panë në sallën ku mbahen seancat e Kuvendit, as pas 1 ore që ka kaluar tashmë nga koha kur u tha se seanca do të nis në orën 16:00

Ende askush nuk është deklaruar nëse seanca është shtyrë, por as nuk kanë treguar se kur do të fillojë seancë.

Ndërkohë që partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. /Telegrafi/