LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për rastin e shtantazhit të Valbuenas: Benzema mund të lirohet në bazë të kërkesave të prokurorit

Vazhdon gjykimi për rastin e shtantazhit të Valbuenas: Benzema mund të lirohet në bazë të kërkesave të prokurorit

Rasti që përfshin Mathieu Valbuena në një video xhirim me skena seksuale e që u përdor për shantazh po vazhdon në Francë, ku i implikuar është edhe Karim Benzema.

Bashkëfajësia e supozuar e Karim Benzema është në pikëpyetje, ndërsa Valbuena pretendon se është shantazhuar për videon ku ai ishte prezent.

Benzema, i cili nuk është i pranishëm në gjyq, sipas ligjeve ka mundur të përballet me një dënim deri në pesë vjet burg dhe një shumë të lartë parash nëse shpallet fajtor.

Dënimi do të shpallet të premten

Pas akuzës së prokurorisë, tani duhet të presim vendimin përfundimtar të gjyqtarëve, të cilët do të gjykojnë në bazë të dëgjimit të argumenteve të avokatëve të Benzemas.

Prokurori shpjegon kohëzgjatjen e procedurës për shkak të mungesës së Benzemas: “Ne nuk do të kishim shpenzuar kaq shumë kohë në rast se Benzema do të ishte i pranishëm, ai është dikush që ka shumë famë dhe ai duhet të transmetojë vlera”.

Prokurori kërkon 10 muaj dënim me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për Benzeman

Prokurori kërkon 10 muaj dënim me kusht për sulmuesin e Real Madridit, që do të thotë se ai nuk do të detyrohet të shkojë në burg nëse nuk dënohet për një krim tjetër brenda një periudhe të caktuar kohore në varësi të ligjit në Francë.

Shoku i Benzema, Zouaouit mund të dënohet me katër vite burg

Duke qenë se ai konsiderohet si autori i krimit, prokurori kërkon katër vjet burg dhe 15 mijë euro gjobë për Mustapha Zouaouin dhe 18 muaj dënim dhe 15 mijë euro gjobë për Axel Angot, i pandehuri tjetër.

Prokurori gjithashtu ka kërkuar edhe ndaj shokut tjetër të Benzemas, Karim Zenati, dënim me dy vjet burg dhe gjobë 5000 euro.

Mustapha Zouaoui, një mik i Karim Benzema në gjyq

Avokatët e Karim Benzemas insistojnë se ai është i pafajshëm

Zëvendësprokurori nxitoi të vuri në dukje se ky nuk ishte një rast kundër Benzemas, por Zouaoui, dhe avokatët e Benzemas kanë protestuar për pafajësinë e klientit të tyre.

Problemi është se grupi i akuzës që mbon Valbuenan, po punon mbi bazën se Benzema ka përfituar nga pozicioni i tij si një shok i mirë në kombëtaren franceze me shtatshkurtrin, duke e cilësuar si bashkëpunëtor në mashtrim që e çoi pastaj drejt shantazhit Valbuenan.

Valbuena pas deklaratës në gjykatë

Mbrojtja e Benzemas ka qëndruar në pozicionin e njëjtë, siç ka qenë gjatë gjithë aferës. Sipas tyre Benzema nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në bisedimet mes palëve, ndërsa thjesht ofroi ndihmë ndaj Valbuenas, duke e siguruar se kaseta seksuale nuk do të bëhej publike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori