LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon forma e tmerrshme e Maguire, askush nuk mund ta kuptojë sjelljen e tij me topin

Vazhdon forma e tmerrshme e Maguire, askush nuk mund ta kuptojë sjelljen e tij me topin

Harry Maguire u shfaq duke u ngatërruar me topin në vend që ta nxirrte në një goditje nga këndi në një moment të keq gjatë golit të dytë të Manchester City.

Kevin De Bruyne kaloi skuadrën e tij në epërsi, me Jadon Sancho që më pas i barazoi shifrat në 1-1.


Por, asi i Belgjikës riktheu epërsinë e Man City gjashtë minuta më vonë falë disa intervenimeve të dobëta nga mbrojtja kundërshtare, veçanërisht Maguire i cili bëri një zgjedhje të çuditshme në zonë.

Pep Guardiola etiketohet si 'Trajneri i kodit mashtrues' pas komentit të 'pesë minutave' në intervistën para derbit, City-United
Lexo po ashtu Pep Guardiola etiketohet si 'Trajneri i kodit mashtrues' pas komentit të 'pesë minutave' në intervistën para derbit, City-United

Pasi David De Gea shpëtoi tentativën fillestare të Phil Foden, topi erdhi te mbrojtësi i Manchester United, i cili dukej se e la topin të kalonte nëpër këmbët e tij.

Prej aty, Bernardo Silva pati një goditje e cila u bllokua, me De Bruynen me një goditje të fortë e futi topin në rrjetë.

Vendimmarrja e çuditshme e Maguire zemëroi tifozët e Man United, me paraqitjen e tij që pas ndeshjes u kritikua shumë.

Notat e lojtarëve: City 4-1 United, shkëlqeu De Bruyne
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: City 4-1 United, shkëlqeu De Bruyne

Njëri shkroi në Twitter: “Të dy golat ishin vetëm faji i tij”.

Një i dytë shkroi: “Mendoni në mënyrë legjitime se ai tentoi të godiste, por dështoi. Nuk jam i sigurt se cila është më e keqe”.

Një paraqitje spektakolare e De Bruyne, ia fiton Cityt tre pikë në derbin me Unitedin
Lexo po ashtu Një paraqitje spektakolare e De Bruyne, ia fiton Cityt tre pikë në derbin me Unitedin

Një i tretë shtoi: “Shiteni këtë person. Unë jam i ngopur prej tij, përmbledh plotësisht pse ky klub nuk është i suksesshëm për momentin. Nënshkrimi më i keq ndonjëherë me shumë para të paguara”.

Paraqitja e Maguire shkoi keq e më keq kur Riyad Mahrez lëshoi një goditje të fortë dhe topi preku mbrojtësin dhe përfundoi në portë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori