Vazhdon forma e lartë e Qazim Laçit në Turqi – shënon dhe asiston në fitoren e Rizesporit

Rizespori i është rikthyer rrugës së fitoreve në elitën e futbollit turk, pasi ka mposhtur Konyasporin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 32-të.
Më meritori për këtë fitore të tyre ishte reprezentuesi shqiptar Qazim Laçi.
30-vjeçari kompletoi një ndeshje fantastike në të gjitha aspektet, duke arritur që të shënojë dhe të asistojë.
Ai fillimisht realizoi në minutën e 18-të për të barazuar shifrat në 1-1, para se të asistonte te goli i dytë në minutën e 58-të.

Për Laçin ky ishte goli i tij i shtatë këtë sezon në Superligën e Turqisë, teksa ka edhe nëntë asistime.
Javën e ardhshme Laçi dhe shokët e tij do të luajnë në udhëtim ndaj Eyupsorit që këtë sezon po lufton për mbijetesë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
60 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































