LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dhuna në futboll: Lojtari u godit me gjësende të forta nga tifozët

Vazhdon dhuna në futboll: Lojtari u godit me gjësende të forta nga tifozët

Një futbollist kolumbian është goditur nga një fishekzjarrë e hedhur nga turma teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje nga këndi.

Dhe raportimet thonë se ishte më shumë si një thikë e vogël që u gjuajt në drejtim të Daniel Ruiz të Millonarios.


Pas gjysmë ore në ndeshjen e tyre të ligës kolumbiane si mysafir i Atletico Nacional, skuadra mysafire fitoi goditjen nga këndi.

Por, Ruizit iu desh të vononte realizimin e goditjes, pasi mbi të binin gjësende nga mbështetësit armiqësorë në Estadio Atanasio Girardot në Medellin.

Raportohet se monedha dhe çakmak kanë qenë ndër sendet e forta të drejtuar ndaj lojtarëve.

Pasi i largoi nga fusha dhe u rikthye të ekzekutonte goditjen, 20-vjeçari vendosi duart mbi kokë për t’u mbrojtur.

Dhe pak çaste më vonë, një objekt i vogël metalik fluturoi nga lart dhe Ruiz u goditi papritur në dorën e djathtë.

Ruiz ishte qartazi në dhimbje, ndërsa shtrëngoi dorën.

Millonarios fitoi ndeshjen 3-1  që ishte e fundit për edicionin 2020/21- dhe rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për Millonarios për të ndaluar Nacionalin që të shpallej kampion.

Autobusi i ekipit të Millonarios që kthente lojtarët në aeroport u sulmua nga tifozët e Nacional edhe pas ndeshjes.

Skenat tronditëse erdhën vetëm disa orë pasi ndeshja e Lyonit në Ligue 1 me Marseillen u ndërpre pas vetëm katër minutash. /Telegrafi/