LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë ndihmat e komunave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, Drenasi, Gjakova e Mitrovica ndajnë 44 mijë euro

Vazhdojnë ndihmat e komunave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, Drenasi, Gjakova e Mitrovica ndajnë 44 mijë euro

Pas tërmetit i cili ndodhi në Shqipëri, nuk kanë të ndalur ndihmat nga Kosova për familjet e prekura nga këto termete.

Ndihma përvç në nivel qëndror, kanë ndarë edhe niveli lokal, përkatësisht disa nga komunat e Kosovës.

Komuna e Drenasit ka ndarë 10 mijë euro për Shqipërinë, ndërsa bizneset e kanë mbështetur me produkte në vlerë mbi 12 mijë euro.

Në njoftimin për media, kryetari Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10mijë euro, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti.

Po ashtu Komuna e Gjakovës ka ndarë 14 mijë euro si ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Në njoftimin për media thuhet se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në bazë të kompetencave nxjerr këtë vendim për dhënien e mjeteve financiare në vlerë 14,000€ nga Komuna e Gjakovës për ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Mjetet e ndara do të derdhen në xhirollogarinë e hapur nga Shqipëria për fatkeqësi natyrore.

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, propozoi të vendoset ndihma financiare në vlerë prej 20 mijë euro nga kategoria e Subvencioneve, për ti ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri; Draft- rregullorja për ndarjen e bursave për studentë; Formimi i grupit punues për hartimin ose plotësim-ndryshimin e statutit të komunës me propozim të kryesuesit, Safet Kamberi, të cilat u aprovuan me shumicë votash nga asamblistët komunal.

Ndërsa deri më tani nga tërmetet që ndodhën 31 persona kanë mbetur të vdekur kurse kanë pësuar lëndime 657 të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori