LAJMI I FUNDIT:

Vavalis thotë se janë të gatshëm për Plzenin: Duam të marrim rezultat pozitiv

Vavalis thotë se janë të gatshëm për Plzenin: Duam të marrim rezultat pozitiv

Drita do të përballet me Viktoria Plzen në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Republikën Çeke, derisa pas një jave skuadrat do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.


Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me gjigantin çek duke e vlerësuar si një kundërshtar të fortë dhe me histori të madhe.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, një skuadër që ka histori të madhe, që luan thuajse në çdo vit në faza grupore të skenës evropiane”.

Drita publikon skuadrën me të cilën do t’i bëjë ballë Viktoria Plzenit
Lexo po ashtu Drita publikon skuadrën me të cilën do t’i bëjë ballë Viktoria Plzenit

“Vitin e kaluar, kjo skuadër pati shumë suksese dhe shumë skuadra të mëdha kanë hasur në vështirësi kur janë përballur me Viktorian. Ne e respektojmë Viktorian shumë dhe ajo është favorite në këtë ndeshje”, është shprehur fillimisht Vavalis.

Vavalis ka thënë ndër të tjera se Drita çdo vit luan në Evropë dhe ka ditur tanimë t’i shkaktojë telashe të mëdha ekipeve të forta dhe në Çeki kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

“Drita po luan në çdo vjet në skenën evropiane dhe ka shfaqur ndeshje të mëdha. U ka shkaktuar probleme skuadrave kundërshtare. Duke marrë për bazë këtë, presim njësoj që edhe Viktoria Plzenit t’i shkaktojmë probleme”.

“Do të mundohemi të japim më të mirën. Të shfaqim ndeshje të fortë dhe të mundohemi të marrim rezultat të mirë për ndeshjen kthyese”, ka deklaruar Vavalis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori