LAJMI I FUNDIT:

Varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës

Varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës

Është varrosur sot 27-vjeçari V.F, i cili u vra të shtunën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

I ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Dolak të Vushtrrisë.


Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, e prapa kamerave kanë thënë se ende nuk e dinë se çka saktësisht ka ndodhur.

Lidhur me ngjarjen të dielën ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku ka bërë të ditur se i dyshuari ishte me një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili nuk është kryerësi i vrasjes.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.

E i dyshuari Sh.A. 35-vjeçar është arrestuar dhe po ashtu po merr trajtim mjekësor.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas prokurorisë me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.

Ndërkaq, rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Dy të plagosurit vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.