LAJMI I FUNDIT:

Varane do të largohet nga Man Utd, gjiganti evropian e bën prioritet transferimin e tij

Varane do të largohet nga Man Utd, gjiganti evropian e bën prioritet transferimin e tij

E ardhmja e Raphael Varane në Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt.

Mbrojtësi francez është i destinuar të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi nuk pritet të marrë një ofertë rinovimi, veçanërisht duke marrë parasysh shifrat financiare të kontratës aktuale.

Ky lajm ka vënë në gatishmëri Bayern Munich, i cili po kërkon të përforcojë repartin e tyre të mbrojtjes në afatin kalimtar veror.


Varane flet për gabimet më të mëdha në karrierën e tij: Kisha tronditje, doja ta godisja vetën
Lexo po ashtu Varane flet për gabimet më të mëdha në karrierën e tij: Kisha tronditje, doja ta godisja vetën

Varane është shfaqur si një nga favoritët kryesorë për ta përforcuar mbrojtjen e Bayernit, repart ku bavarezët kanë çaluar shumë këtë edicion.

Interesi i Bayernit nuk është i ri, pasi vitin e kaluar ata u përpoqën të nënshkruanin me lojtarin, megjithatë, Manchester United e refuzoi me vendosmëri ofertën e tyre.

Sipas Daily Mail , tashmë, pasi mësohet se United nuk do ta rinovojë francezin, bavarezët do të bëjnë një përpjekje të re për të.

Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e Varanes: United ende nuk ka vendosur
Lexo po ashtu Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e Varanes: United ende nuk ka vendosur

Varane ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verën e vitit 2025, derisa largimi i tij mund të ndodhë për një shumë rreth 20 milionë euro.

Megjithatë gjiganti gjerman për të arritur deri te francezi duhet të mposht konkurrencën e klubeve arabe si Al Nassr dhe Al Hilal si dhe atyre italiane si Juventus e Inter që gjithashtu duan transferimin e francezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

Ndërkombëtare
Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

La Liga
Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori