Mbrojtësi francez dëshiron rinovimin e kontratës dhe kërkon së paku trefishin e pagës aktuale – njofton Metro. (Aktualisht ai paguhet rreth 31.000 euro në javë).

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, është duke e monitoruar situatën e 21-vjeçarit.


Blutë janë në kërkim të një mbrojtësi dhe një sulmuesi tjetër, edhe pse deri më tash kanë qenë mjaft të angazhuar në tregun e transferimeve.

Në rast se shefat e Realit nuk i pranojnë kërkesat e Varane, ai pritet ta kërkojë largimin dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij në Stamford Bridge.

Çmimi Varane është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app