Risia e sezonit të ri në disa prek kampionateve më të rëndësishëm në Evropë ishte futja e arbitrit shtesë, që përdor teknologjinë dhe orienton arbitrin kryesor për vendimet e gabuara apo të paqarta.
VAR, siç quhet arbitri që qëndron para ekranit në anë të fushës, ka ngjallur natyrisht debate pa fund.
Shumë janë pro përdorimit të VAR-it, pasi janë shuar dyshimet për shumë penallti e pretendime për penallti e kartonë të kuq, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që i kanë shumë bezdi ndërprerjet pa kriter të lojës, në çdo ndeshje.
I pari kampionat që është lodhur nga VAR është Bundesliga, sepse në Gjermani përdorimi i teknologjisë në fushë nuk ka dhënë efektet e pritura, aq sa po shtohen zërat kundër dhe po flitet se në janar do të hiqet fare dorë. Ish-arbitri Markus Merk shpjegon:
“Në fillim opinioni publik kishte qëndrim pozitiv, por tashmë të gjithë kanë dyshime”. Ndërkohë, trajneri i Borussia Moenchengladbach, Dieter Hecking, është më i prerë: “Besoj se në janar projekti do të arkivohet”.
Vlen të theksohet se në La Liga sistemi VAR do të fillojë përdorimin nga sezoni i ardhshëm. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251