United pozicionohet në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Liverpooli që me një fitore të mundshme do t’ia nxinte këtë pozitë rivalit të përjetshëm.

Liverpooli është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe për herë të fundit është mposhtur nga United, ndërsa van Gaal e di se fitorja do t’ia siguronte rikthimin e Unitedit në Ligën e Kampionëve,transmeton koha.net


“Gara për titull do të zgjasë deri në fund”, ka thënë trajneri holandez. “Por një fitore ndihmon, ndihmon shumë. Ndihmon që Manchester United të vazhdojë përpara”.

“Gjithmonë fokusohemi për ndeshjen e radhës sepse Manchester United nuk mendon për momentin. Ne duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe ndeshjen pas Liverpoolit përndryshe nuk do të thotë asgjë fitorja ndaj Liverpoolit”.

telegrafi sport app