LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk: Spekulimet për kontratën ndikuan në formën e Salah

Van Dijk: Spekulimet për kontratën ndikuan në formën e Salah
(Foto: Instagram/mosalah)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, beson se spekulimet lidhur me kontratën e re kishin ndikuar në formën e Mohamed Salah në sezonin e kaluar.

Egjiptiani dështoi të shënonte në tri finalet, në të cilat luajtën Redsat në edicionin 2021/2022 duke përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve që e fitoi Real Madridi.


Ndërsa në Ligën Premier shënoi vetëm një gol në pesë paraqitjet e fundit, ndaj Wolverhampton Wanderers në xhiron e fundit.

Më pas, Salah u dha fund spekulimeve për largimin nga Anfield duke nënshkruar kontratë re trevjeçare në muajin korrik.

30-vjeçari ishte në formë të mirë në sfidën e Community Shield të shtunën në King Power Stadium, të cilën Liverpooli e fitoi ndaj Manchester Cityt (3-1) duke fituar këtë trofe për herë të parë pas 16 vitesh. Ai kontribuoi në të tre golat duke krijuar të parin, duke realizuar të dytin nga pika e bardhë dhe duke qenë arkitekt i të tretit që u shënua nga transferimi i ri, Darwin Nunez.

Notat e lojtarëve, Liverpool 3-1 Man City: Salah më i miri në finale
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Liverpool 3-1 Man City: Salah më i miri në finale

“Ai është nën mikroskop gjatë gjithë kohës… Kah fundi i sezonit, ndoshta nga prilli e pas, kishte shumë thashetheme për kontratën dhe gjëra të tilla”.

(Foto: Instagram/mosalah)

“Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe mendoj se fatkeqësisht ka ndikuar tek ai paksa. Megjithatë, ai vazhdoi të tregon cilësi të lartë. Tash gjithçka është zgjidhur, po luan me mendje të lirë, është i lumtur që ndodhet këtu dhe mendoj se të gjithë janë po ashtu të lumtur”, ka deklaruar Van Dijk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori