LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk me mesazh për Darwin Nunez, pas kartonit të kuq

Van Dijk me mesazh për Darwin Nunez, pas kartonit të kuq

Virgil van Dijk ka pranuar se nënshkrimi rekord i Liverpoolit, Darëin Nunez duhet të mësojë të kontrollojë veten nëse dëshiron të jetë një sensacion në Ligën Premier.

Fillimi i ndritshëm i jetës së uruguaianit në Angli u shkatërrua të hënën mbrëma kur ai u përjashtua në debutimin e tij në Anfield për goditjen me kokë të Joachim Andersen të Crystal Palace.


Sulmuesi që u ble për 100 milionë euro ishte i markuar gjatë gjithë kohës nga lojtari kundërshtar, por van Dijk, një nga yjet e vjetër në dhomën e zhveshjes në Anfield, është i bindur se nuk mund të ndodhë më.

Jota, Nunez, Firmino të gjithë jashtë përzgjedhjes - Tre mënyra se si sulmi i Liverpoolit mund të rreshtohet kundër Unitedi
Lexo po ashtu Jota, Nunez, Firmino të gjithë jashtë përzgjedhjes - Tre mënyra se si sulmi i Liverpoolit mund të rreshtohet kundër Unitedi

“Ai duhet ta kontrollojë veten, patjetër”, këmbënguli van Dijk. “Ai duhet të menaxhojë veten, duke e ditur se këto gjëra mund të ndodhin, veçanërisht në Ligën Premier”.

“Ai ka mbështetjen nga ne dhe e di që nuk duhet të ndodhë më dhe shpresojmë se do të jetë kështu”.

Mori afro 400 mesazhe abuzive në Instagram për kartonin e kuq të Nunez - Andersen e quan budalla sulmuesin e Liverpoolit
Lexo po ashtu Mori afro 400 mesazhe abuzive në Instagram për kartonin e kuq të Nunez - Andersen e quan budalla sulmuesin e Liverpoolit

“Ai ishte i zhgënjyer dhe ndoshta edhe me veten. Por, është një rast mësimi dhe padyshim që ne gjithmonë do ta mbështesim atë. Shpresojmë se nuk do të ndodhë më kurrë”, ka shtuar më tej holandezi.

Kartoni i kuq i Nunez do të thotë se ai është i suspenduar për tre ndeshje duke filluar nga Manchester United të hënën. /Telegrafi/